Protesta në disa vende pas incidenteve me profetin Muhamed
Mijëra myslimanë në Bangladesh, Pakistan dhe Liban kanë dalë në protestë kundër presidentit francez Emmanuel Macron. Ideja për të publikuar karikaturat e profetit Muhamed në të gjitha institucionet, si dhe botimi i tyre nga ana e redaksive, ka nxitur një zemërim në vendet e Lindjes së Mesme.
Tubimet antifranceze shpërthyen pas lutjeve në xhami. Protestuesit sërish bënë thirrje për bojkot të produkteve franceze dhe dënuan kreun e Elizesë, Emmanuel Macron.
Demonstratat në Pakistan u shoqëruan me dhunë dhe kaos ku mbi 2000 protestues u përpoqën që të sulmonin Ambasadën Franceze, por forcat e rendit përdorën shkopinjtë e gomës dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën.Turmat e protestuesve, varën fotografinë e Macronit në një mbikalim të autostradës dhe e gjuanin atë me këpucë.
Këto protesta vijnë në një kohë ku Franca kohët e fundit ka dënuar islamin radikal, ndërsa presidenti francez është zotuar që liria e shprehjes së francezëve do të vendoset në plan të parë.
Ndërkaq vetëm dy ditë më parë një tjetër sulm terrorist ndodhi në Nice në një xhami ku mbetën të vrarë 3 persona dhe u plagosën disa të tjerë. Tensionet me vendet e Lindjes së Mesme filluan pas vrasjes së mësuesit Samuel Paty, i cili publikoi karikaturat e profetit Muhamed nxënësve në orën e mësimit.
Klan Plus