Një 23- vjeçare ke mbetur e vdekur në vend, pasi u qëllua nga babai i saj. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Karolinën e Veriut mbrëmjen e së dielës, raporton
Fox10tv.
Nadeja Pressley po hynte në banesën e saj në Greenville, pas mesnate, por babai i saj ka menduar se ka qenë ndonjë njeri i panjohur dhe ka qëlluar me armë zjarri. E reja ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Babai i Pressley, ka thënë në polici se ka gjuajtur me armë, pasi mendonte se në banesën e tij kishte hyrë ndonjë grabitës.
Lidhur më ngjarjen tragjike autoritetet kanë thënë se do i bëjnë një autopsi trupit të Nadejas.
/tvklan.al