Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë lidhur me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të Apelit për dënimin e tij.
Salianji ndodhet në burgun e Fierit prej datës 27 Shtator 2024.
Ish-deputeti akuzohet për “kallëzim të rremë publik” në lidhje me çështjen “Babale” pasi Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin e Salianjit me 1 vit burg.
Arrestimi i tij u pasua me një sërë reagimesh politike të krahut të djathtë, të cilët e cilësuan dënimin e tij me burg si vendimmarrje politike./tvklan.al