Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Motogp

Gjendja e Jorge Martin pas aksidentit

Jorge Martin: Dua të rikuperohem shpejt

Kampioni në fuqi i MotoGP-së Jorge Martin u paraqit në Spitalin Universitar Quiron Dexeus në Barcelonë pas aksidentit në pistën e Sepangut në Malajzi, ku pësoi fraktura në dorë e këmbë, si pasojë e një përplasjeje. Martin, do të duhet që t’i nënshtrohet operacioneve në dorën e djathtë dhe në këmbën e majtë, ndërsa për...

Shkurt 7, 2025
Jorge Martin

Aksidentohet Jorge Martin

Kampioni në fuqi i MotoGP-së, Jorge Martin, ka thyer dorën dhe këmbën në testet parasezonale në Sepang. Spanjolli ra keq në asfalt, teksa humbi kontrollin e motorit. Nga ekzaminimet, Martin duhet t’i nënshtrohet operacionit. Lajm aspak pozitiv për të, që synonte të ruante titullin kampion këtë sezon. 27-vjeçari fluturoi në ajër përpara se të përplasej...

Shkurt 5, 2025

Dëmtime të rënda në pistën e Valencias

Gjithçka e dëmtuar në pistën e Valencias. Moti i keq shoqëruar me përmbytjet që shkaktuan mbi 200 viktima kanë bërë që Çmimi i Madh i MotoGP të shtyhet ende pa afat. Siç shihet edhe në këto pamje me dron, dëmtimet janë katastrofike, duke e bërë të pamundur për të organizuar garën e programuar të mbahet...

Nëntor 5, 2024

Rivalitet i fortë për titullin në MotoGP

Jorge Martin një tjetër hap drejt titullit kampion në MotoGP. Spanjolli triumfoi në garën Sprint të Malajzisë për të qenë kështu më pranë trofeut që do shpërblente një sezon spektakolar. Katër herë u thye rekordi i xhiros së Malajzisë, me pilotin Francesco Bagnaia që garantoi pole-position, ndërsa Martin pikët që e afrojnë me titullin. Piloti...

Nëntor 2, 2024
Francesco Bagnaia fiton Çmimin e Madh të Tajlandës

Bagnaia mban në presion titullin e MotoGP

Gjithçka e hapur për titullin kampion në MotoGP. Francesco Bagnaia fitoi Çmimin e Madh të Tajlandës për të mbyllur diferencat me kryesuesin Jorge Martin dhe mbajtur në presion spanjollin dy gara para fundit. Italiani i Ducatit dominoi në pistën e Lagut të Chang për të ngushtuar në 17 pikë distancën me vendin e parë të...

Tetor 27, 2024

Bagnaia, i pari në Çmimin e Madh të Japonisë

Kampioni i dyfishtë i MotoGP Francesco Bagnaia fitoi Çmimin e Madh të Japonisë në Motegi. Italiani e shkurton diferencën me rivalin Horge Martin në renditjen e përgjithshme të pilotëve në 10 pikë. Piloti i Ducati-t, i cili fitoi sprintin e së shtunës, e la pas rivalin spanjoll për 20 xhiro dhe mori fitoren e tetë...

Tetor 6, 2024

Francesco Bagnaia shpreson titullin

Gara sprint në Japoni bën akoma dhe më spektakolare rivalitetin për titull në MotoGP. Francesco Bagnaia ia doli të triumfojë në këtë pistë për të ngushtuar në këtë mënyrë diferencat e pikëve me kryesuesin e kampionatit, Jorge Martin. Rrëzimi i spanjollit Acosta katër xhiro para fundit u shfrytëzua në maksimum nga kampioni në fuqi i...

Tetor 5, 2024

MotoGP, Jorge Martin triumfon në Indonezi

Jorge Martin hedh një tjetër hap drejt titullit kampion në MotoGP. Piloti i Pramac udhëhoqi Çmimin e Madh të Indonezisë për të fituar garën e tij të tretë të sezonit dhe për të rritur në 21 pikë epërsinë e tij ndaj kampionit në fuqi Francesco Bagnaia. 26-vjeçari triumfoi në pistën që një vit më parë...

Shtator 29, 2024

6 herë kampion në MotoGP, Marc Marquez shkon te Ducati

Marc Marquez, do t’i bashkohet skuderisë Ducati, duke nisur nga viti 2025. Piloti spanjoll ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me italianët. 31-vjeçari i cili këtë edicion garon me skuadrën satelite të Ducati-t, Gresini Racing, aktualisht gjendet në vend të tretë në renditjen e përgjithshme të pilotëve. Marquez, i cili konsiderohet si një ndër pilotët më...

Qershor 5, 2024

Quartararo rinovon me Yamaha

Fabio Quartararo do të qëndrojë te Yamaha deri në vitin 2026. Ish-kampioni i MotoGP nënshkroi një kontratë të re 2-vjeçare njoftoi skuderia japoneze. Quartararo fitoi titullin e MotoGP me Yamaha-n në vitin 2021 pasi mori vendin e Valentino Rossi-t, por 24-vjeçari që atëherë nuk ka arritur që të shkëlqejë, pasi Ducati ka arritur të dominojë...

Prill 6, 2024