Gjithçka e dëmtuar në pistën e Valencias. Moti i keq shoqëruar me përmbytjet që shkaktuan mbi 200 viktima kanë bërë që Çmimi i Madh i MotoGP të shtyhet ende pa afat. Siç shihet edhe në këto pamje me dron, dëmtimet janë katastrofike, duke e bërë të pamundur për të organizuar garën e programuar të mbahet në fundjavën e ardhshme.

Në rrugët lidhëse rreth pistës, duket qartë dëmtimi i shkaktuar nga prurjet e dherave nga uji, por edhe shkatërrim i trasesë.

Një garë që do të përcaktonte edhe fituesin e kampionatit, tepër i luftuar deri në Çmimin e madh të fundit në kalendarin e MotoGp. Jorge Martin është më i favorizuar për shkak edhe të avantazhit të pikëve, ndërsa Francesco Bagnaia beson ende tek titulli pas asaj fitoreje spektakolare në Malajzi.

Dëmtimi i pistës po shtynë organizatorët që gara e fundit e sezonit të zhvendoset në Katalonjë, me Barcelonën që është gati për të përcaktuar edhe kampionin e ri të MotoGp.

Klan News