Kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi u shpreh për një ndarje paqësore të krahinës nga pjesa tjetër e Serbisë në një intervistë të botuar nga e përditshmja e e Beogradit.

“Nuk ka alternativa për pavarësinë e Kosovës dhe zgjedhja më e mirë për vendosjen e marrëdhënieve të mira për bashkëpunim në rajon dhe me Serbinë  është ndarja paqësore sipas modelit të Republikës Çeke dhe Sllovakisë”, deklaroi Rexhepi. Një ndarje e tillë do të ishte sipas tij një kusht paraprak për një bashkëpunim të mirë në rajon dhe mes Kosovës dhe pjesës tjetër të Serbisë.

“Konsultimi në këtë drejtim mund të fillojë menjëherë në kuadër të paktit të stabilitetit për juglindje të Evropës”, shtoi më pas kryeministri.

Diskutimet mbi të ardhmen e Kosovës duhet të organizohen sipas Rexhepit nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbi pjesëmarrjen e përfaqësuesve të vendeve fqinje të Serbisë, por pa të drejtën e vetos.

Rexhepi u shpreh ndër të tjera për rikuperimin e pasurive në Kosovë nga personat e zhvendosur. Afro 200.000 serbë dhe të tjerë jo shqiptarë u larguan nga Kosova pas përfundimit të konfliktit të armatosur serbo-shqiptarë në qershor të vitit 1999 dhe dislokimit në krahinë të një misioni të kombeve të bashkuara dhe forcës në NATO-s./tvklan.al