Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Bajram Rexhepi

Mitrovicë, policia ndalon banorët e Vitakut të rindërtojnë shtëpitë e tyre-(31 Gusht 2009)

Për të 7 ditë me radhë, çdo mëngjes Agim Vitaku dhe fqinjët e tij përballen me kordone policore. Forcat e rendit po i ndalojnë ato të shkojnë t’i rindërtojnë shtëpitë e tyre të shkatërruara gjatë luftës në kroin e Vitakut. Agim Vitaku: “Skam me shku unë kërkund prej tokës teme, nuk lëvizi hiç, që 10...

Gusht 31, 2009

EULEX merr nën kontroll pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, zemërohen serbët – (2 Shkurt 2009)

Misioni i Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë EULEX ka marrë nën kontroll pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë përkatësisht ato të Jarinjës dhe Bërnjakut, duke zemëruar komunitetin serb, të cilët e shohin këtë si një tjetër shenjë të humbjes së mëtejshme të Kosovës. Lëvizja vjen një vit pasi disa serb të zemëruar i vunë...

Shkurt 2, 2009

Basha takim me Bajram Rexhepin, bisedime për situatën e tensionuar në Mitrovicë – (19 Janar 2009)

Ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha, në një takim me kryetarin e Komunës së Mitrovicës dhe Ish-Kryeministrin e Kosovës Bajram Rexhepin, vlerësoi menaxhimin e situatës së tensionuar të sigurisë të krijuar në Mitrovicë gjatë ditëve të para të janarit nga autoritet e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i. Ministri Basha nënvizoj nevojën e funksionimit të plotë...

Janar 19, 2009

Trazira në Mitrovicë, shqiptarët të pasigurt të jetojnë atje – (7 Janar 2009)

Situata në veriun e Kosovës u tensionua sërish mbrëmë, kur dy persona morën plagë të lehta dhe një veturë u dogj. Kësaj radhe sulmuesit ishin shqiptarë, e viktimat serb. Rasti ndodhi në fshatin Suodoll në veri të të Mitrovicës. Kjo duket të ketë qenë një hakmarrje për djegien që i bënë serbët disa lokaleve të...

Janar 7, 2009

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës në Mitrovicë, plani Thaçi për integrimin e Mitrovicës – (10 Prill 2008)

Qeveria e Kosovës sot për dy orë është zhvendosur në qytetin më problematik të Kosovës në Mitrovicë. Atje është zhvilluar mbledhja e rregullt e qeverisë, duke përçuar kështu mesazhin e përkushtimit të ekzekutivit për veriun e vendit. Bashkimi  i qytetit të Mitrovicës ka qenë fjala më e përdorur nga kryeministri dhe ministrat, por nuk janë...

Prill 10, 2008

Institucionet kosovare kundër planit austriak (13 Korrik 2004)

Institucionet kosovare kanë kundërshtuar planin austriak për Kosovën me arsyetimin se ai mund të krijojë probleme të tjera, në veçanti kur bëhet fjalë për decentralizimin e pushtetit. Sipas përfaqësuesve shqiptarë të institucioneve të Kosovës, ka dy elemente të planit që nuk përputhen me realitetin e krujuar në Kosovë: së pari çështja e shtyrjes së bisedimeve...

Korrik 13, 2004

Pjesëmarrja e Nanos në hapjen e pikës doganore të Morinës (1 Mars 2004)

Kryeministri Fatos Nano së bashku me homologun e tij të Kosovës Bajram Rexhepi kanë përuruar kompleksin e ri doganor të Morinës, i ndërtuar me një financim të Bankës Botërore me një vlerë prej nëntqind mijë dollarësh. Projekti i modernizimit të ksaj pike ishtë në kuadrin e Paktit të Stabilitetit. Kryeministri Nano e konisderoi përurimin e...

Mars 1, 2004

Angjeli në Prishtinë, zgjerohet marrëveshja e tregtisë së lirë Shqipëri-Kosovë – (28 Janar 2004)

Lajme Arkiva – TV Klan 2004 Zgjerohet marrëveshja e tregtisë së lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Gjatë një vizite në Prishtinë, Ministri i Ekonomisë Anastas Angjeli, mori garancinë e autoriteteve kosovare për zgjerimin e tregtisë së lirë mes dy vendeve. Marrëveshja aktuale e tregtisë së lirë me Kosovën, ka hyrë në fuqi në Korrik të...

Janar 28, 2004

Rezulton tragjik rebelimi i mbrëmshëm në burgun e Dubravës (5 Shtator 2003)

Lajme Arkiva 2003 Rebelimi i mbrëmshëm në burgun e Dubravës rezultoi tragjik. 5 të vdekurve 16 të lënduar. Të burgosurit e pakënaqur me kushtet e jetesës në këtë burg ja vunë zjarrin pavijonit të dytë. Disa të burgosur me forcë mundën gardianët, ju morën atyre qeset e të gjitha qelive. Me këtë rast të burgosurit...

Shtator 5, 2003

Tryeza ballkanike në Tiranë, takimi i presidenteve të rajonit – (23 Gusht 2003)

Lajme Arkiva – TV Klan 2003 Miku i mirë njihet në ditë të vështira. Me këtë shprehje popullore Presidenti i Republikës Alfred Moisiu ka përshëndetur personalitetet e larta të rajonit, të SHBA dhe BE. Brezi i sotëm i politikanëve në Ballkan, tha kreu i shtetit shqiptar, e njeh çmimin e ndërtimit të paqes, sepse ka...

Gusht 23, 2003