Këto 14 ikona të rralla të ikonografit të njohur shqiptar, Kostandin Shpataraku, janë ndër më të lakmuarat të tregtarëve të veprave të artit.
Ato publikohen për herë të parë nga një muze privat në qytetin e Korçës. Ikonat i përkasin vitit 1740.
Gjergji Thimio: “Këta portrete profetësh Kostandin Shpatarakuka punuar më një teknikë si në artin dhe rilindjen italiane. Flas këtë sepse po të shikosh portretet në afërsi të profetëve janë të gjithë, dmth, ka të bëjë dhe me pjesën anatomike të pjesës së nofullës, të mjekrës, të psikologjisë e të tjera. Mendoj që është një baldakin nga më të plotët që ekziston në Shqipëri të Kostandin Shpatarakut dhe mund të them pa frikë, më cilësori”.
Baldakini me 14 ikona është tentuar të nxirret disa herë jashtë vendit për t’u trafikuar në shtetin fqinj, Greqinë.
Këto ikona janë në proces certifikimi nga ana e arkivit të shtetit ku pritet të bëhet vlerësimi artistik si dhe vlerësimi për gjendjen e tyre fizike.
Kostandin Shpataraku është një nga emrat më të njohur të ikonografisë shqiptare dhe radhitet krahas emrave të tjerë si David Selenica, vëllezërit Athanas dhe Kostandin Zografi.
Ikonat e këtyre mjeshtërve shpeshherë kanë përfunduar në tregun e zi për t’u trafikuar jashtë vendit.
Vetëm dy vjet më parë nga kisha e Shën Thanasit në Voskopojë është vjedhur baldakini me 24 ikona të Kostandin Shpatarakut dhe ikona të David Selenicës, vjedhje këto të mbetura ende pa autorë./tvklan.al
Gazetar: Drini Zeqo