Balerini Ilir Kerni rikthehet sërish në skenën shqiptare, kësaj here edhe si koreograf. Baleti “Kopelia” është shfaqja e tij më e fundit që ngjitet në skenën shqiptare, në bashkëpunim me Teatrin e Zagrebit, ku Ilir Kerrni luan prej vitesh si balerin i parë.

Kerni do të interpretojë së bashku me trupën e baletit dhe orkestrën simfonike të Teatrit të Operas nën dirigjimin e Ermir Krantjes. Ndër balerinët e tjerë qe të luajnë në pjesën “Kopelia” janë Enada Hoxha, Gerd Vaso, Eno Birko, Eva Seraj dhe shumë emra të njohur të baletit shqiptar.

Vepra “Kopelia” apo “Vajza me sy smeraldi”, siç njihet ndryshe, është një balet me 2 akte dhe 3 skena dhe në qendër është konflikti mes ideales dhe reales.

“Kopelia” është një vepër me nota komike, ku ritmet e gëzueshme të valleve popullore përzihen me muzikën klasike. Kjo vepër u ngjit në skenë për herë të parë në Paris më 25 maj 1870. Ajo do të shfaqet në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit deri në datën dhjetor 26 dhjetor./tvklan.al