Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në Twitter duke ironizuar deklaratat e opozitës rreth vetëdorëzimit apo arrestimit të Kelmend Balilit.

Kreu i qeverisë thotë se mospranimi i meritave të policisë është avazi 5-vjeçar i opozitës, dhe shton se dërgimi prapa hekurave i “Eskobarit të Ballkanit” është një fakt që të tjerëve nuk u pëlqen.

“Kur kapen janë ata që na kapin ne! Kur dorëzohen jemi ne që u dorëzohemi atyre! Kur nuk kapen jemi ne që s’i kapim dhe kur nuk dorëzohen janë ata që na e hedhin! Ky është avazi opozitar prej 5 vitesh e gjysëm po kjo e sotmja u djeg posaçërisht, e s’kanë faj fare,as njëri as tjetri”

, thotë Kryeministri Edi Rama, i cili ka reaguar edhe herë të tjera gjatë ditës për këtë çështje.

I shumëkërkuari Kelmend Balili u vetëdorëzua sot pas negociatave me Policinë e Shtetit, pas 2 vitesh në arrati. /

tvklan.al