Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, njëherësh dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, gjatë një takimi në Vjenë të Austrisë me përfaqësues të komunitetit shqiptar, tha se me vendimin e Kuvendit të Shqipërisë që diaspora të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare korrigjoi një gabim historik.

Duke folur për procesin e votimit nga diaspora, Balla theksoi se Shqipëria ka zgjedhur një model të bazuar në praktika të njohura ndërkombëtare, duke përfshirë edhe modelin austriak.

Ne jemi duke i dhënë dorën e fundit në institucionin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për mënyrën se si do të realizohet ky proces. Por ky proces është i bazuar në një sistem dhe formë që e kanë përdorur vende të tjera, përfshirë Austrinë,” shpjegoi Balla, duke theksuar se procesi është transparent dhe i sigurt.

Tv Klan