Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu foli në një intervistë për gazetarin Besard Jacaj në Klan News, sa i takon situatës parazgjedhore dhe jo vetëm. I pyetur se pse nuk është realizuar ende qeveria teknike, Balliu theksoi se “ai është kusht i panegociueshëm dhe se mund të bëhet edhe një javë para zgjedhjeve”.

“Ne nuk lëvizim, kemi thënë që është e nevojshme dhe jetike”, u shpreh ai.

Më tej, u ndal tek pikat kryesore të programit të PD-së.

 “Kemi program, minimum jetik 200 Euro, rrroga minimale 500 Euro, rroga mesatare 1200 europ. Pensionet rritje deri në 20%, premtime që vijnë nga një parti që kur ka dhënë premtime i ka mbajtur. Nga 2009-a në 2013-ën, premtimet janë mbajtur. Pse kemi ne këtë çmim të lartë energjie? Që të vjedhin këta! Ne do ta çojmë 7 lekë kilovatin, ne vijmë me zgjidhje për problemet. Kemi denoncuar krimin e korrupsionin dhe tani vijmë me zgjidhje konkrete. Në 2005-ën Shqipëria ishte fshat, pa ujë pa drita e pa rrugë ne e lamë shtet anëtar të NATOs. Gjetëm një fshat dhe lamë një shtet. Sot Edi Rama dhe PS-ja e kanë kthyer në narkoshtet. Po rriten rastet e kancerit nga ndotja që po bën Erion Veliaj. Koshat janë plot, për shkak të skemës mafioze që ai ka bërë. Po digjen plehrat në Kombinat, duken si ato kampet e Hitlerit, është katastrofë dhe ajo është zonë e majtë ë?! Janë rritur edhe rastet e fëmijëve me autizëm”, deklaroi Balliu.


Për votën e diasporës, tha se po rrezikohet nga Partia Socialiste.

“Si nuk ua njohim pasaportat biometrike? Dhe ne do duam të hyjmë në Europë?! Po paratë ua njeh që vijnë dhe mbajnë ekonominë këtu?!”

Bëri një analizë të shkurtër për partitë e reja.

“E dinë që s’fitojnë, por dalin e marrin ca vota. Të shkatërroj ca vota opozitare, duke bërë si opozitë. Ndonjë farë opozite reale nuk janë”, përfundoi ish-deputeti demokrat.

/tvklan.al