“Në Maj nisin faturimet e reja”
2600 furra buke që operojnë në mbarë vendin nuk do të preken nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Nga Lushnja, Zv/Kryeministria Belinda Balluku tha se ato do të vijojnë të paguajnë 7.6 lekë për kilovat orë.
“Nuk ndryshon çmimi i subvencionuar i furrave të bukës, 7.6 lekë/kilovat-orë.”
Diferencim në pagesë do ketë vetëm për ato furra që njëherazi shërbejnë edhe si pastiçeri, apo bar-kafe.
“Kjo është e padrejtë në kushtet e konkurrencës. Ne po presim që ERE të bëjë aplikimin. Ato furra buke që kanë pastiçeri i shkon 9.5 lekë/kilovat-orë dhe ata që kanë dhe bar kafe, 12 lekë/kilovat-orë”.
Balluku tha se faturimet e reja do të nisin nga muaji maj. Fashat e çmimeve u propozuan nga OSHEE-ja pas takimeve që u zhvilluan me shoqatën e furrave të bukës.
Tv Klan