Mario Balotelli po përgatitet për tu rikthyer në fushë, pas pushimeve për disa muaj.

Sulmuesi italian është pa skuadër nga 1 korriku i këtij viti, pas largimit nga turqit e Adana Demirspor. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se 34-vjeçari do të vazhdojë karrierën në ligën e tretë spanjolle.

Mediat iberike, bëjnë me dije, se Balotelli dhe klubi i Intercity, janë në bisedime të avancuara, për transferimin e sulmuesit në Spanjë.

Detajet nuk janë mbyllur ende, por gjithçka duket në rrugën e duhur. Transferimi i Balotellit te Intercity, do të ishte një mundësi e mirë edhe për ligën e tretë spanjolle, e cila për shkak të popullaritetit që ka lojtari, do të bënte që të flitej shpesh për të.

Gjithçka pritet të mbyllet në ditët e ardhshme, para se të vijë zyrtarizimi. /tvklan.al