Mario Balotelli po kërkon me ngulm të luajë sërish në Serie A. Sulmuesi 34-vjeçar me një karrierë të pasur me skuadra me emër brenda dhe jashtë Italisë thuhet se mund të bëhet pjesë e Genoa. E përditshmja “La Repubblica” shkuan se po diskutohet për një kontratë deri në fund të këtij sezoni me një pagë 400 mijë euro.
Skuadra e drejtuar nga Alberto Gilardino duhet të përforcohet në sulm për shkak të problemeve me dëmtimet dhe Super Mario si një lojtar i lirë është një variant i vlefshëm. Përvoja e tij do të ndihmonte. Balotelli pati aventurën e tij të fundit në Itali me Monza në Serie B në sezonin 2020-2021.
Sezonin e kaluar ishte pjesë e ekipit turk Adana Demirspor, ndërsa skuadrat më të njohura ku ka luajtur kanë qenë Inter, Manchester City, Milan, Liverpool e Marseille.
Tv Klan