Mario Balotelli, do të vazhdojë karrierën te skuadra e Genoa-s në Serinë A italiane. Marrëveshja mes palëve është mbyllur dhe mungon vetëm zyrtarizimi.
Klubi ka planifikuar vizitat mjekësore për sulmuesin ditën e hënë dhe më pas do të vijë firma në kontratë.
Balotelli ishte një dëshirë e madhe e trajnerit Alberto Gillardino, i cili më parë ka humbur sulmuesit kryesorë si Vitinha, Ekuban dhe Messias, për shkak dëmtimi.
Sulmuesi 34-vjeçar, rikthehet të luajë në Serinë A, aty ku më parë ka qenë pjesë e Interit, Milanit, Brescia-s dhe Monza-s.
Balotelli ishte lojtar i lirë nga muaji qershor i këtij viti, kur u largua nga turqit e Adana Demirspor. /tvklan.al