GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 19 të hetuarit e Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe për 5 të tjerë ka zbutur masën e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje”.

Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se për 5 zyrtarë është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” mes tyre edhe administratori i UBT Edmond Tërthorja, për 5 të tjerë “arrest në shtëpi”, ndërsa “detyrim paraqitje” për 14 persona.

Për akuzën e shpërdorimit të detyrës, në masën e “detyrimit për t’u paraqitur” u lanë edhe dy zv.rektorët e Univeristetit, Romina Koto dhe Ilir Kapaj.  

Seanca për dhënien e masava të sigurisë për zyrtarët dhe pedagogët e UBT-së nisi që prej orës 14:00 në Gjykatën e Posaçme. Gjatë seancës, nëpërmjet avokatëve ata kërkuan ndryshim të masave dhe pretenduan se nuk kanë shkelur ligjin.

SPAK i akuzon ata se janë përfshirë në shkelje të barazisë në tendera, kanë shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumente në 9 procedura tenderi me vlerë totale 90 milionë Lekë./tvklan.al