Lajme Arkiva 2004
Banka e Shqipërisë po përgatit strategjinë për lëvizjen e lirë të kapitaleve jashtë vendit, kusht për integrimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian është edhe liberalizimi i kapitaleve që do të thotë reduktim i plotë i kontrolleve dhe kufizimeve të transaksioneve.
Guvernatori i bankës së Shqipërisë prezantoi vullnetin e tij për të përmbushur këtë kusht që ka si kufi kohor 2010. Cani vërejti se liberalizimi i kapitaleve sfidohet nga pastrimi i parave dhe krime të tjera financiare.
Shkëlqim Cani: Banka e Shqipërisë, mund dhe duhet të ndërmarrë hapa konkret, të inkurajojë liberalizimin e llogarisë kapitale. Në këtë proces si nënpikë është edhe kujdesi i veçantë që i kushtohet luftës kundër pastrimit të parasë. Palët e përfshira në këtë proces bashkëpunojnë për të ndaluar përdorimin e sistemeve të tyre financiare për pastrimin e parave dhe të ardhurave nga aktivitetet kriminale dhe jo ligjore./tvklan.al