Lajme Arkiva 2003
Banka austriake Raiffeisen ka fituar tenderin ndërkombëtar si konkurrente e vetme pasi ka pranuar të ndryshoj kontratën paraprake me qeverinë shqiptare. Pala austriake komenton polemikat mbi mungesën e transparencës dhe rregullave në një nga privatizimet më të rëndësishme në vend.
“Meqenëse Raiffeisen donte të konkurronte e pranoi kontratën specifike të qeverisë dhe rregulloi sërish çmimin me kushtet e reja. Meqenëse OTP nuk pranoi të ketë një kontratë të re u përjashtua nga tenderi sipas rregullave strikte të tenderit”.
Një nga administratorët e Raiffeisen Bank u shpreh se Banka Raiffeisen e Kosovës do të jetë filial i Bankës së Kursimeve.
“Kontrata nuk e përjashtonte ofertën në kontribute. Buxheti i shtetit tuaj nuk përfiton asgjë nga banka Raiffaisen e Kosovës, por sistemi juaj bankar përfiton”.
Ministria e Financave po përgatit raportin e vlerësimit të tenderit, i cili do të dërgohet në qeveri për miratim./tvklan.al