PD do të protestojë brenda dhe jashtë Kuvendit ditën e martë në orën 17:00, duke kundërshtuar miratimin e buxhetit të vitit 2025.
Kryedemokrati Sali Berisha tha se opozita do të këmbëngul për miratimin e amendamentit për vendosjen e minimumit jetik prej 200 Eurosh.
Sali Berisha, kryetar i PD: Mobilitet brenda dhe jashtë Parlamentit. Qëllimi ynë është të miratohet amendamenti që vendos minimum jetik 200 Euro për çdo shqiptar.
Krahas akuzave për mungesë transparence për buxhetin e vitit të ardhshëm, Berisha tregoi dhe arsyet pse sipas tij rritja ekonomike nuk reflekton në përmirësimin e jetesës së qytetarëve.
Sali Berisha, kryetar i PD: Kemi të bëjmë me një shpërndarje që shkon nëpërmjet grabitjes në masën 90% në kontot bankare dhe investimet e Edi Ramës dhe zyrtarëve të tij qëndror dhe vendor.
Me emërimin e ish-kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli si drejtuese politike për diasporën, kreu i demokratëve tha se PD do të vijojë takime intensive me qytetarët që jetojnë jashtë Shqipërisë.
Sali Berisha, kryetar i PD: Takimet me diasporën janë shumë të rëndësishëm. Në tërrësi do të ketë një organizim për takimet sepse një njeri nuk i përballon dot.
Të dielën kryetari i PD do të zhvillojë një bashkëbisedim online me shqiptarët që jetojnë në Angli, ku dhe do të theksojë dhe pikat kryesore të programit të demokratëve për zgjedhjet e ardhshme.
Klan News