Lajme Arkiva 2003

Kërkesat tona duhet të merren seriozisht në një miting të zhvilluar në qendër të Bathores banorët janë shprehur se nuk do të ndalen deri sa të plotësohen kërkesat e tyre ekonomike. Në mbështetje të burrave në miting kanë dalë edhe gratë.

Banore: Ne nuk kërkojmë gjë, kërkojmë ujë, drita, kanalizime, shkollë, etj. Prandaj i lutem qeverisë të vërë dorë në këtë popull që ka mbetur në varfëri. Ju lutem merrni masa. Unë jam një nënë që i kërkoj të gjithë popullit të Bathores të më mbështesë në këtë pikë. Burra, gra të gjithë fëmijët jo si në ’96,  ju bëj thirrje paqësore!

Por pasi përfaqësia e zgjedhur nga protestuesit ka mbërritur nga takimi me ministrin e Rregullim Territorit dhe Turizmit Besnik Dervishi dhe përgjigjja e marrë atje ishte negative, banorët janë tensionuar së tepërmi duke mos dëgjuar as vendimet e kryesisë.

Për të pritur mbledhjen e Këshillit të Territorit të Shqipërisë nga e cila do të marrë rrugë problemi i legalizimit të banesave të tyre.

“Për legalizim nga tokë bujqësore në tokë urbane do të bëhet brenda datës 10 Maj. Përsa i përket vazhdimit të mëtejshëm do mblidhet kryesia dhe shtabi dhe me mendimin tuaj do të mendohet se si do të procedohet më tej”.

Të gjithë kanë bërë thirrje të menjëhershme për bllokimin e rrugës nacionale ndërkohë që kryesia e komisionit të Bathores nuk e ka miratuar një veprim të tillë pasi turma nuk mund të përmbahej.

Banorët janë nisur drejt rrugës nacionale me gjithë kërkesën e vazhdueshme të përfaqësisë për tu ndalur.

Gazetarja: Ashtu siç kishin deklaruar edhe më parë banorët e Bathores nëse nuk do të arrinin në një konsensus me qeverinë e tyre do të dilnin në protestë. Pasi kanë zhvilluar një miting në qendër të Bathores banorët janë nisur në drejtim të institutit bujqësor e më pas kanë mbërritur këtu në Urën e Treshit, por janë ndalur nga forca të shumta të policisë dhe  të së shpejt për të mos kaluar urën.

Gazetarja: Jemi në vendin e quajtur Ura e Treshit fare pranë Kamzës, shohim këtu kordon policie të cilët janë në pritje të turmës e cila po vjen nga Bathorja. Ende nuk dihet nëse do të ketë një reagim, pra nëse turma dot të vazhdojë të eci drejt Tiranës.

Të pakënaqur nga zgjedhja që ka dhënë qeveria banorët e Bathores u nisën drejt saj ku policia vendosi menjëherë kordonët për të shmangur përparimet e turmës. Ranë në sy se të parët që u drejtuan në vendin ku më pas do të zhvillohej protesta qenë fëmijët të cilët mbanin në duar gurë dhe dërrasa, por askush prej tyre nuk ka qëlluar të paktën deri sa erdhi pjesa tjerr e protestuesve.

Me afrimin e tyre u shtuan edhe kordonët e uniformave blunë drejtimin e krerëve të policisë së Tiranës, forcave speciale dhe atyre të ndërhyrjes së shpejtë. Pasi uniformat blu nga njëra anë dhe protestuesit nga ana tjetër krijuan një ndarje që dallohej qartë me një distancë fare të vogël nga njëra tjetër u dëgjuan thirrjet duam të drejtat ton, duam drejtësi etj. Gatishmëria e forcave të rendit dhe thirrjet e protestuesve të cilët nuk kanë përdorur dhunë ka zgjatur më shumë se një orë.

Një nga drejtuesit e protestës bëri thirrje me megafon për shpërndarje dhe njëkohësisht u dha urdhri për shpërndarje dhe njëkohësisht u dha urdhri i policisë për tërheqjen e forcave disa metra.

Në këtë mënyrë dhe mjaft qetësisht përfundoi edhe protesta e sotme e cila ndryshe nga dje ka zgjatur deri në orët e para të mbrëmjes. Një pjesë e forcave policore u shpërnda por prania e policisë është ndier ende që nga aksi në urën e Kamzës dhe përgjatë rrugës deri në Urën e Treshit./tvklan.al