Kryeministri Rama inspekton kantierin e rindërtimit
Brenda 26 Nëntorit të gjitha shtëpitë në njësinë e Bubqit që u ndërtuan si pjesë e programit të rindërtimit do t’ju dorëzohen banorëve.
“Aktualisht janë dorëzuar 77 në total deri në Nëntor do dorëzohen 178”,
Shkolla e kësaj zone që pati dëmtime shumë të rënda, ka përfunduar dhe po kryhet procesi mësimor prej Shtatorit.
Zonat që aktualisht ende po punohet dhe nuk pritet të përfundojnë brenda këtij viti pallatet e reja, janë Tiranë, Durrësi por dhe Kruja.
“Në Krujë më në fund nisëm këtë muaj se kishte shumë probleme dhe me shpronësimet dhe me infrastrukturën”.
Drejtuesit e programit të rindërtimit premtojnë që deri në Shtatorin e vitit tjetër mos të ketë me asnjë gjurmë nga goditja shkatërruese sizmike.
Tv Klan