Lajme Arkiva 2003

Banorët e Milotit kanë zbritur sërish në protesta sot me kërkesën kryesore furnizim me energji elektrike të komunës së tyre.

Banor i Milotit: Më lart nuk kanë pranuar të vijnë drejtuesit e KESH-it. Rezultati i këtij takimi dhe presioni që po i bëhet nga ju nëpërmjet mediave kanë bërë lëshimin që në Milot të ndërpriten dritat nga ora 9:00 deri në 3:00 pasdite. Ata këtë lëshim e përdorin si lëmoshë dhe unë nuk isha dakord me drejtuesit e KESH-it.

Banor i Milotit: Kërkojmë shërbim 24 orë në dezhurnin elektrik të Milotit! Kërkojmë që KESH-i të bashkëpunojë me pushtetin vendor.

Kërkesa të tjera janë vendosja e matësave elektrik në çdo familje. Vendosja e transformatorëve si dhe një linjë të veçantë furnizimi për stacionin e pompave të ujit në Milot. Protestat u zhvilluan në shëtitoren e qytetit të “Ndoc Deda” dhe më pas banorët e Milotit bllokuan për një orë rrugën nacionale. Protestat do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme./tvklan.al