210 familje nga 3 pallate në rrugën “Myslym Keta” në Kinostudio, kanë ngritur në emisionin “Stop” shqetësimin se nuk dinë çfarë do të bëhet me pallatet e tyre, të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit. Grupet që kanë bërë verifikimet, njëri e ka nxjerrë të pabanushëm dhe tjetri të parrezikshëm. Banorët kërkojnë një ekspertizë të saktë, që të thotë fjalën e fundit.
Banori: Në datën 27 ka ardhur Bashkia ka vendosur shiritat dhe ka thënë është e pabanueshme. Mbas vendosjes së shiritave, të nesërmen ka ardhur një tjetër grup nga Bashkia me dy-tre përfaqësues dhe kanë marrë numrin e çertifikatave të banorëve, numrin e certifikatës së banesës dhe i kanë dorëzuar në minibashki. Pas këtyre ka ardhur një grup studentësh nga Kosova, ishin apo jo profesionistë, ata paraqiteshin sikur ishin dhe dikush na tha se po bënin një studim. Të nesërmen vjen një inxhinier gjerman, që fliste shqip, por ishte kosovar dhe ai me një çekiç në dorë që ne e quajmë për të prashitur hudhrat dhe patatet, thotë: Këto janë të pabanueshme prandaj ju dilni dhe shpëtoni kokën sa të vij një komision. Sot është data 6 dhe nuk ka ardhur asnjë komision.
Në sektorin e urbanistikës në njësinë numër 4, për emisionin “Stop”, thanë se grupet e ekspertimit janë në terren e nuk mund të vijnë në një kohë të shkurtër. Evakuimi, sipas specialistit, u bë për kohën, që lëkundjet e tërmetit vazhdonin.
Urbanistika, Njësia 4: Instituti i Ndërtimit, aq janë, është dhe për Durrësin dhe për Tiranën, tashi na mirëkuptoni në çështjen e kohës!
Urbanistika, Njësia 4: Fjalën finale duhet bërë një raport i gjatë për fjalën finale dhe me të gjithë rekomandimet! Fjala finale nuk del as këtë javë, as javës tjetër, kjo është e sigurt dhe për të mos i lënë në Qendrën “Gonxhe Bojaxhi” ose tek të afërmit, u ofruan pragramet e studimit nga Këshilli i Ministrave. Për këtë arsye, u bë i gjithë programi i strehimit nuk është, se ua merr njeri shtëpitë.
Gazetarja: Nuk ka plan prishje?
Urbanistika, Njësia 4: Nuk ka plan prishje, nuk mund të prishet ajo pa një raport të detajuar nga Instituti, pa e thënë që po, ka nevojë të prishet dhe nuk bëhet më. I shte evakuim vetëm për gjendjen e emergjencës, për aq kohë, sa vazhdonin e binin tërmete./tvklan.al