Sulmuesi i Kombëtares, Indrit Tuci, foli për Tv Klan, pas barazimit pa gola ndaj Çekisë.
Tuci deklaroi se ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe fizike. Sipas tij, Shqipëria ndryshoi pas 20 minutave të para.
“Ishte një ndeshje e vështirë. Shumë duele dhe lojë fizike. Ishin të gjithë nga dy metra. Në 20 minutat e para nuk ishim mirë, por folëm që të ishim më të mbyllur dhe në pjesën e dytë ishim ndryshe. Çekët të markojnë një nga një. Është e vështirë për të gjetur hapësira. Kur kombinuam disa herë, dolëm mirë dhe duhet ta kishim bërë më shpesh. Sot hasa vështirësi te topat e gjatë. Njëri bënte bllok, tjetri kërcente dhe duhet të luftoja me dy lojtarë”, deklaroi Tuci.
/tvklan.al