Real Madrid dhe Atletico Madrid nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 mes tyre, në derbin e kryeqytetit spanjoll.

Pavarësisht rasteve të shumta dhe luftës sportive, në fund dy ekipet u detyruan të ndajnë nga një pikë mes tyre.

Ashtu si në ndeshjet e kaluara, edhe këtë herë polemikat për arbitrimin nuk munguan. Te Reali kishin pretendime të mëdha, për penalltinë e akorduar në pjesën e parë, që solli edhe golin e skuadrës së Simeones.

Arbitri pa në VAR, një ndërhyrje të Tchouameni ndaj Lino-s dhe akordoi 11 metërsh, i cili u kthye në gol nga Alvarez. Te Reali mendojnë se prekja ishte shumë e lehtë për tu akorduar penallti, duke krijuar sërish polemika.

Sa i përket ndeshjes, golin e barazimit për skuadrën e Ancelotti-t e shënoi Kylian Mbappe. Me këtë barazim, Reali mbetet në krye me 50 pikë, 1 më shumë se Atletico. Barcelona tashmë ka mundësinë për të ngushtuar diferencën. /tvklan.al