Atletico Madrid u mposht 2-1 nga Getafe në transfertë, në ndeshjen e javës së 27-të në La Liga.

Një ndeshje dramatike dhe e tensionuar deri në fund, ku festa ishte për vendasit. Madrilenët kaluan të parët në avantazh me Sorloth në minutën e 75-të, ndërsa në minutën e 88-të, mbetën në inferioritet numerik, pasi Correa u ndëshkua me të kuq.

Vetëm një minutë më vonë, vendasit barazuan shifrat me Arambarri. Ishte i njëjti lojtar, i cili në minutën e 92-të, përmbysi rezultatin dhe vulosi takimin në 2-1.

Hap fals nga Atletico në garën për titull, me skuadrën e Simeones që mbetet në vendin e dytë me 56 pikë, ndërsa Getafe renditet në vendin e 11-të me 33 pikë. /tvklan.al