Barcelonës do t’i duhet një ‘mrekulli’ për të përfunduar projektin e stadiumit “Camp Nou” me vlerë 1.5 miliardë euro në kohë, ndërsa drejtuesit kanë frikë se impianti me kapacitet 105,000 vende mund të mos jetë gati deri në fillimin e sezonit të ardhshëm.
Gjigantët e La Liga-s, të cilët synonin që të inauguronin impiantin e ri në festimet për 125 vjetorin e klubit më 29 nëntor, tashmë janë detyruar që ta shtyjnë kthimin e tyre deri në mars.
Së fundmi, klubi blaugrana informoi se do të vazhdojë të luajë ndeshje në “Estadi Olimpik” edhe vitin e ardhshëm.
Klubi pretendoi se një rregull i UEFA-s kishte luajtur një rol të madh, me organin drejtues të futbollit evropian që i pengonte ekipet të ndryshonin stadiumet gjatë fazës fillestare të Ligës së Kampionëve.
Barcelona, e cila ndodhet e dyta në tabelën e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve pas Liverpool-it të Arne Slot, ka planifikuar të kthehet kur të nisë faza e eliminimit direkt në mars.
Por sipas gazetës spanjolle “Marca”, bordi drejtues i Barcelonës e ka pranuar se do të duhet një ‘mrekulli’ për t’u kthyer në kohë në datën e paracaktuar.
Kjo sepse “Kamp Nou” ende është në proces ndërtimi. Në një raport, klubi parashikon të qëndrojë deri në fund të sezonit në impiantin aktual. Madje, punimet mund të vazhdojnë edhe në nisje të sezonit të ardhshëm. Vonesa ka në shtrimin e fushës, si edhe na daljet e emergjencës në impiant. Rinovimi i “Camp Nou” nisi në vitin 2023 me klubin që vendosi të ndërhynte pasi stadiumi kishte 67 vite i ndërtuar.
Klan News