Barcelona humbi portierin Marc Andre Ter Stegen për shkak dëmtimi. Gardiani 32-vjeçar, ka mbyllur sezonin, për shkak se do i nënshtrohet një operacioni, pas këputjes në tendinën e gjurit.
Në këtë situatë, drejtuesit katalanas, kanë nisur të shikojnë për një zëvendësues dhe kanë hedhur sytë nga portierët që kanë pa kontratë.
Në listën e publikuar nga media pranë klubit “Mundo Deportivo”, bën pjesë edhe portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha.
35-vjeçari mbylli aventurën tek Empoli dhe ka mbetur pa kontratë, ndërsa është në kërkim të një aventure të re. Berisha ka eksperiencë të madhe dhe do të ishte zgjedhje e rëndësishme për një sezon.
Megjithatë në listë, së bashku me shqiptarin, janë edhe emra të tjerë të mëdhenj, si Keylor Navas, Loris Karius, Tomas Kubek dhe Edgar Badia. /tvklan.al