Barcelona gjithnjë e më e dashuruar me yjet e kombëtares spanjolle. Pas Nico Williams që është prioriteti kryesor, ku duhet gjetur një marrëveshje për kushtet personale, katalanasit kanë rritur interesin për Dani Olmo.
Drejtori sportiv Deco ka zhvilluar një takim me fantastin spanjoll, për të cilin ka gati edhe akordin. Barcelona i ka ofruar sulmuesit 26-vjeçar një kontratë gjashtëvjeçare, për të bindur Olmon që së fundmi ka tërhequr vëmendjen nga e gjithë Evropa, në veçanti të Manchester City dhe Bayern Munich.
Ai është shndërruar në prioritet për tu rikthyer te Barcelona, nga e cila u largua në vitin 2015 ku ishte pjesë e akademisë së skuadrës. Për të lënë të lirë, Lajpzig që zotëron edhe kartonin synon të paktën 60 milionë euro, klauzolë që do të mbetet në fuqi të paktën edhe për disa javë.
Olmo do të ishte një nënshkrim i jashtëzakonshëm i Barcelonës edhe pse është e vështirë për të përballuar kushtet.
Gjithsesi, ajo që do i pëlqente tifozëve katalanas do të ishte nëse do kurorëzoheshin të dy operacionet, për të pasur në dispozicion si Olmon ashtu edhe Williams, heronj të Spanjës në Euro2024.
Klan News