Sekretari demokrat: Nuk e njoh Fredi Alizotin
Gjykata e Tiranës ka dëgjuar dëshmitë e tre personave të rëndësishëm në procesin e njohur, “Babalja”. I pari që deponoi ishte Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi. Ai tregoi se nuk e njihte Fredi Alizotin, personin i cili sipas Prokurorisë, ka bërë zërin e Agron Xhafajt, në audiopërgjimin e publikuar nga PD. Bardhi sqaroi se ka takuar Albert Veliun, i njohur ndryshe si “Babalja”.
Më pas, para gjykatës u paraqit ish-drejtuesi i Prokurorisë për Krimet e Rënda, Besim Hajdarmataj. Ai tregoi se e kishte pritur Alfred Veliun në zyrën e tij, pasi i kishte kërkuar takim. Hajdarmataj ka deklaruar se i ka thënë Shërbimit Informativ që ta trajtonin Veliun si informator, pasi ai pretendonte se të përfshirë ishin edhe punonjës policie.
I treti që dëshmoi në gjykatë ishte gazetari Ylli Rakipi, i cili sqaroi se audiopërgjimi i kishte rënë në dorë, por nuk e kishte publikuar pasi nuk kishte video.
Të pandehur në këtë proces janë ish-deputeti Ervin Salianji, gazetari Jetmir Olldashi dhe Albert Veliu. Ky i fundit ndodhet në Belgjikë dhe kërkon azil politik pas arratisjes nga Kosova.
Tv Klan