Deputetët demokratë u kanë vënë flakën karrigeve të tyre jashtë ambienteve të Parlamentit. Kreu i grupit të PD Gazment Bardhi tha se opozita do përballet me ‘regjimin e Edi Ramës’.


“Lideri i opozitës e provoi i pari që ka prej një viti në arrest shtëpie sepse ka vendosur të përballet me regjimin e Edi Ramës. I dyti ishte Ervin Salianji që denoncoi lidhjet mafioze të familjes Xhafaj me krimin dhe po vuan prej tre ditësh burgun në Fier. Prandaj dhe karriget tona janë të qytetarëve, Edi Rama ka djegur Parlamentin, ne dorëzojmë karriget tona duke i djegur ne të parët sepse jemi këtu për interesin publik.”

Ai mohoi që kjo të jetë një shenjë për ‘djegie mandatesh’.

“Ne nuk shmangemi nga beteja, do na kenë përballë në çdo moment! Do jemi këtu”, deklaroi jashtë sallës së Kuvendit Bardhi./tvklan.al