Lajme Arkiva 2003
Fushata elektorale e Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore të tetorit mund të ketë protagonist çdo deputet socialist. Ka pohuar për Tv Klan sekretari i marrëdhënieve me publikun në Partinë Socialiste, Bardhyl Agasi lidhur me takimin që zëvendëskryeministri i dorëhequr Ilir Meta ka ndërmarrë në bazën socialiste.
Bardhyl Agasi: Në fushatë do të marrin pjesë që nga anëtarët më të thjeshtë të Partisë Socialiste nuk përjashtohet asnjëri. Nuk besoj të ketë përplasje në fushatë dhe thirrjen e kryetarit të partisë kështu duhet ta kuptojmë që në këto momente të gjithë duhet të jemi të bashkuar, të gjithë duhet të jemi vetëm në një qëllim. Të gjithë duhet ti bëjmë “hyzmetin”, në gjuhën popullore, fushatës së zgjedhjeve për të pasur rezultat konkret që jo vetëm në zgjedhjet e pushtetit vendor, por kjo do të jetë një nxitje për të pasur një rezultat akoma më të mirë edhe në qeverisjen e vendit.
Ndërsa delegatët e Partisë Socialiste kanë filluar kontaktet me qendrat e qarqeve, sipas Agasit gjithçka në fushatën e tyre do të jetë nën sloganin “vlerësoni punën tonë”./tvklan.al