Mbrëmjen e kësaj të enjteje në orën 21:00, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të jetë i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Lideri i opozitës vjen në emisionin e sotëm në një kohë kur vetëm pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet e 25 Prillit, ndërsa partitë kanë nisur fazën e fundit të përgatitjeve.

Përballë panelit të gazetarëve, Basha do të flasë për zhvillimet e fundit politike në vend, raportet me aleatët zgjedhorë si dhe retorikat e ashpra me mazhorancën.

Për këto dhe të tjera ndiqni sot intervistën e kreut të opozitës, Lulzim Basha, në “Opinion” në Tv Klan në orën 21:00. /tvklan.al