Lulzim Basha nuk ka marrë asnjë vendim se si do të reagojë pas humbjes së vulës së Partisë Demokratike edhe pse zhvilloi dy mbledhje urgjente.
Basha fillimisht mblodhi për dy orë në selinë e partisë, kryesinë e asaj që quhej PD-ja zyrtare dhe më pas në ambientet e një hoteli zhvilloi një takim me kryetarët e degëve. Por vendim nuk pati.
Lulzim Basha: Pavarësisht kohës që kemi marrë soty për të diskutuar së bashku nuk kemi shteruar gjithçka. Një gjë është e sigurtë që demokratë nuk të bën as vula, as logo, por të bëjnë vizioni, bindjet, parimet, vlerat. Me këtë vetëdije do ta vazhdojmë këtë bashëbisedim me qytetarët, me demokrattë, me shqiptarët dhe as përmbylljes së bashkëbisedimit me ta do të marrim vendime.
Për Bashën vendimi edhe pse zhgënjyes ka anën e tij të mirë.
Lulzim Basha: Gjithë mitet dhe konsipracionet kanë rënë sot besoj. Duket qartë që është përvijuar një tjetër koalicion antivlerash në horizont dhe besoj këtë e kuptojnë të gjithë ata që duan largimin e Edi Ramës. Edi Rama e ka kuptuar prej fillimit që kundërshtarin kryesor serioz për pushtetin e tij ja patur Partinë Demokratike, Lulzim Bashën.
Basha nuk e përjashtoi vijimin e betejës ligjore për rikthimin e vulës së PD-së.
Lulzim Basha: Po është hedhur ideja e rekursit, po konsiderohet nga juristët. Se ka një konstatim që vendimi është i padrejtë dhe i pabazuar në ligj.
Pvarësisht se mbeti pa logon e PD-së Basha u zotua se do të vazhdojë betejën kundër qeverisë së Ramës.
Klan News