Qeveria shqiptare ka arritur që të emetojë Eurobondin me vlerë 650 milionë euro të kërkuar në tregjet ndërkombëtare.
Ndrësa Rama e konsideroi këtë një rezultat spektakolar dhe vlerësim për Shqipërinë, nga ana tjetër kryetari i Partisë Demokratike shprehet se kryeministri mburret për faktin se ka marrë borxh.
“Shqipëria e zhytur në borxhe kurse KM mburret se merr borxh të ri!!! Me nivel borxhi 74%, me detyrime të prapambetura 600 mln euro, me koncesione abuzive 2,2 mld euro dhe me krizën më të thellë ekonomike me rënie 9%, sot mburret se po i shton çdo shqiptari edhe një barrë të re!”.
Basha shprehet se ka ardhur koha që qeveria Rama të largohet dhe Shqipëria të zhvillohet.
“Ka ardhur koha për ta larguar RAMAVIRUSIN që e zhyti ekonominë në krizën më të thellë, që mbylli bizneset, shpunësoi e largoi shqiptarët. Ka ardhur koha për të parë përpara dhe për ta bërë Shqipërinë vend normal e të zhvilluar”. /tvklan.al