“Finalizojmë kartën e pacientit, paga dinjitoze për mjekët”

Në krah të disa mjekëve, Lulzim Basha, ndau programin e tij për shëndetësinë, përmes të cilit tha se Partia Demokratike synon t’i japë zgjidhje dy prej shqetësimeve kryesore me të cilat përballet ky sektor.

“Njëra ka të bëjë me personelin shëndetësor dhe facilitetet shëndetësore dhe tjetra ka të bëjë sigurisht me atë që është në qendër të shëndetësisë me pacientin, me qytetarin që ka nevojë për shërbim.”

“Paraja ndjek pacientin” është edhe parimi i planit që ka shpalosur për shëndetësinë.

“Hapi i parë do të jetë finalizimi i projektit të kartës së pacientit me anë të cilit pacienti do t’i jepet liria të zgjedh vetë të gjitha hallkat ku duhet të drejtohet për të marrë shërbimin përkatës. Nga mjeku i familjes te specialisti, tek institucioni spitalor ku ka nevojë për kujdes”.

Angazhohet për një reformë të thellë në shëndetësi, duke bërë përgjegjëse qeverinë për keqmenaxhim të sistemit.

“Është në kolaps për shkak të një mendësie të gabuar që ka çuar drejtë centralizimit total dhe ku ka centralizim ka hapësirë për abuzim, për shpërdorim dhe për keqmenaxhim. Hapi i parё autonomia e vendimmarrjes qё bёjnё tё mundur qё paraja tё ndjekë pacientin duke e ndjekur shёrbimin ndaj pacientit”.

Rritjen e pagave për bluzat e bardha e sheh si një mundësi për ndaljen e hemorragjisë në shëndetësi.

“Në qoftë se ne nuk arrijmë këtë nivel të rrogave, 1200 për mjekët, 700 për infermierët, 950 për mjekët specializantë, atëherë nuk ka absolutisht asnjë shans për të ndalur largimin e mjekëve në ato nivele që ne mund të kapim edhe vendet më të varfra të Afrikës”.

Sipas kreut të opozitës, rimëkëmbja e shëndetësisë mund të vijë me angazhime konkrete, duke e akuzuar kyreministrin Rama se dështoi me premtimin për shëndetësi falas.

Tv Klan