“Është koha te largojmë Edi Ramën”
Kreu i opozitës Lulzim Basha ka publikuar sot në rrjetet sociale dëshminë e një kryefamiljari, që thotë se jeton në kushte tejet të vështira ekonomike.
Ai pohon mes lotësh se ka shitur gjakun e tij për të ushqyer fëmijët.
Basha thotë se është koha për ndryshim dhe se ngjarje të tilla nuk duhet të ndodhin më. Sipas tij është koha për të larguar Kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij.
Tv Klan