Kreu i Partisë Demokratike i ka drejtuar disa pyetje publike Edi Ramës. Në një konferencë për mediat, Basha u shpreh se Rama duhet të përgjigje se çfarë e ka shtyrë që t’i japë miliona Euro mafias së inceneratorëve.

Edi Rama duhet ta bëjë këtë debat me prokurorët dhe të thotë se çfarë e ka shtyrë që u ka thënë 75 milion Euro mafias se plehrave, çfarë e ka shtyrë që u ka dhënë 2 milion Euro vetëm javën e fundit”, u shpreh Basha.

Kreu i PD përsëriti edhe njëherë projektin e tij se kur të marrë pushtetin do të hetojë dhe do të vendosë para përgjegjësisë të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këtë afërë.

Anulimi është minimumi, ne do të vendosim para përgjegjësisë të gjithë ata që kanë vjedhur paratë e shqiptarëve, nga Zimbabve deri në Honolulu e Alaskë, do kemi agjenci që do merren me këto punë me kohë të plotë”, shtoi kreu i PD.

Ndërkohë Basha, teksa u përgjigj nëse është gati për një debat me Ramën tha se e pret që nga viti 2006.

Sa për mua unë e përsëris, i kam bërë ftesë që në vitin 2006, por mos prisni që ati të dalë në debat se ka frikë nga ata brenda PS-së dhe jo me ndaj fjalës sime”, shtoi numri një i opozitës./tvklan.al