Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar në rrjetet sociale pas sulmit terrorist në Vjenë. Kreu i opozitës ka dënuar ashpër sulmin ndaj jetëve të pafajshme dhe thotë se Shqipëria qëndron në solidaritet me popullin austriak.
“Dënoj ashpër sulmin terrorist frikacak kundër jetëve të pafajshme në Vjenë. Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave. Shqipëria qëndron fort në solidaritet me popullin dhe autoritetet austriake”, shkruan Basha.
Nga sulmi në Vjenë të Austrisë mbetën disa persona viktima. Sipas BBC të paktën 3 persona humbën jetën ndërsa janë të shumtë ata që kanë mbetur të plagosur, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë./tvklan.al