Ato janë dy këngëtare të muzikës popullore, të cilat përherë të parë sjellin për publikun një bashkëpunim. Bëhet fjalë për Irini Qirjakon dhe Silva Gunbardhin. Këngëtaret ishin sot të ftuara në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku zbuluan më tepër detaje rreth projektit të tyre të ri të titulluar “Kolazh Dasme”.

“Ideja për të realizuar këtë kolazh ishte e Silvës. Një ditë më bie telefoni dhe dëgjoj zërin e Silvës, e cila më thotë kam menduar të bëjmë një kolazh bashkë, por nuk e di a do jesh dakord ti. I thashë menjëherë po zemër. Ishte ideja dhe vizioni i Silvës për këtë bashkëpunim”,

tha Irini.

https://youtu.be/EE-1UsB_UjM?t=3m20s

Ndërkohë Silva Gunbardhi shtoi se që e vogël e ka patur ëndërr të bashkëpunojë me Irini Qirjakon.

“Që e vogël e kam adhuruar Irinin. E shihja në ekran, mundohesha t’i përshtatesha dhe kur e kam parë live për herë të parë bëja prova se si t’i thoja që kisha dëshirë të bashkëpunoja me të. Ngaqë isha në fillimet e mia më dridheshin këmbët dhe nuk pata guxim t’ia them. Mendova që duhet të punoja dhe ca kohë që kur t’ia propozoja të mos më thoshte jo. Do ishte e tmerrshme për mua t’ia thoja dëshirën time dhe t’më refuzonte. Xhirimet kanë shkuar shumë mirë. Videoklipin ne donim ta bënim sa më real, gjë që s’mund ta përcjellë asnjë model. Për ta bërë këtë na kanë sjellë video 10.179 çifte nga dasmat e tyre”,

shtoi Silva Gunbardhi.

/tvklan.al