Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Durrësi feston 4 Korrikun, ditën kombëtare të SHBA-së. Nënpunësit e bashkisë e kanë vitin e dytë që përkujtojnë këtë datë. Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Arqile Gorea, ka kujtuar meritat e këtij vendi, duke filluar që nga modeli i demokracisë, që na ofron ky shtet, por dhe nismat konkrete në qytetin e Durrësit. Një ndër to është projekti i përbashkët i qeverisë amerikane me USAID-in, për rrugën tregtare.

Ndër vlerat nuk lihet në harresë roli vendimtar i SHBA në konfliktin në Kosovë. Madje dhe fjalët e presidentit Klinton drejtuar shqiptarëve, “nuk jeni as të harruar dhe as të braktisur”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti