Rreth 3 muaj pas zgjedhjeve lokale , puna në Bashkinë e Prishtinës shkon me ritme të ngadalta. Edhe pse lokalë e ndërkombëtarë po japin maksimiumin e tyre për të bërë më shumë për të përshpejtuar hapat në administratën lokale, një sërë faktorësh bëjnë që premtimet e dhëna gjatë fushatës elektorale të mbeten vetëm në letër. Administratori Ndërkombëtar i Prishtinës, pranon për Tv Klan se punët nuk po ecin me shpejtësinë e duhur, por sipas tij një shkak për këtë është dhe mospërcaktimi i statusit të Prishtinës.
Për këtë po punohet dhe pas shqyrtimit në publik dhe statusi do të aprovohet nga Asambleja, thotë Brenge. Mbi vërejtjet e kryebashkiakëve lokalë për mungesë të pavarësisë nga autoritetet ndërkombëtare, Brenge sqaroi se gjithpka po shkon në bazë të rezolutës 12/44. Sipas tij çeshtjet si minoritetet apo të tjera si këto, kanë mbetur të hapura, çka i detyron ndërkombëtarët të vazhdojnë të thonë fjalën e parë.
Megjithatë Brenge tashmë e ndjen veten si partner që shpreson të kalojë përgjegjësitë e tij shpejt në pushtetin lokal. Ajo çfarë është më e rëndësishme është se njerëzit e thjeshtë duan vetëm të zgjidhin hallet dhe kërkojnë t’a lënë pas burokracinë, tipike e pushtetit lokal sot në Prishtinë./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori