Problemet që kanë përfshirë trasportin urban dhe mundësia e rritjes së cmimi të billetës për qyetarin , ka bërë që Bashkia e Tiranës t’i drejtohet me një lëtër Ministrisë së Transporteve, që në muajin dhjetor, duke i propozuar zgjidhje të problemeve të shoqërive të transportit dhe mos rritjen e cmimit të biletës, por sipas nënkryetarin të bashkisë letra është pasuar nga heshtja e qeverisë.
Në letrën e drejtuar nga kryebashkiaku Basha, ministrisë së transporteve propozohej Subvencionimi i shërbimit nëpërmjet granteve të kushtëzuara ndaj qeverisjes vendore, Subvencionimi social për kategoritë që përfitojnë transport publik falas, uljen e TVSH për shërbimin e transportit publik, heqjen e akcizës së naftës për transportin urban qytetas si dhe ndryshimin e legjislacionit për emetimin dhe prodhimin e biletave të transporti. Por ministia e transportit ka reaguar me anë të një deklarate për mediat se qeveria do të përgatisë amendimet përkatëse ligjore për transferimin e të drejtës së përcaktimit të cmimit të biletave të transportit urban autoriteteve të pushtetit vendor dhe do t’i dergojë këto amendime ligjore për miratim në Parlament javën e ardhshme.