Kulla ikonë e Francës “Eiffel” po rrit çmimet e biletave me 20% për të ndihmuar në mbulimin e kostove për riparimet dhe humbjet financiare gjatë periudhës së koronavirusit. Lajmin e ka bërë të ditur filiali i prestigjiozes CCN – BFMTV.
“Rritja e çmimit është shkaktuar, pjesërisht për shkak të një humbjeje të konsiderueshme të të ardhurave të shkaktuar nga kriza shëndetësore midis 2020 dhe 2022.”
Sipas medias së huaj, nga 17 Qershori e tutje një biletë për të rritur duke përfshirë ashensorin për në pikën më të lartë të kullës do të kushtojë 35,30 Euro nga 29,40 Euro që është aktualisht. E njëjta biletë për fëmijët e moshës nga 12 deri në 14 vjeç do të kushtojë 17,70 Euro dhe çmimi për fëmijët nga 4 deri në 11 vjeç për të arritur në majën më të lartë të kullës do të jetë 8,90 Euro.
Në vitin 2020, më pak se 1.6 milionë njerëz vizituan Kullën Eiffel, krahasuar me gati 6.2 milionë vizitorë një vit më parë, raportoi kompania operuese e monumentit “Sociéte d’Exploitation de la tour Eiffel”. Më pak se 2.1 milion njerëz e vizituan vitin e ardhshëm.
Gjithashtu po punohet për lyerjen e kullës një proces që pritet të zgjasë për shumë kohë dhe po ashtu është planifikuar që të punohet dhe në ashensorët që do të sjellin herë pas here mbyllje të kullës për vizitorët./tvklan.al