FSHF ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat për dy ndeshjet miqësore të muajit Qershor ndaj Lihtenshtejnit më datën 3 dhe Azerbajxhanit 4 ditë më pas.
Të dyja takimet do të luhen në impiantin “Haladás Sportkomplexum” të Hungarisë. Tifozët e interesuar mund të rezervojë një vend në stadium nëpërmjet faqes “jegymester.hu”.
Si fillim ata duhet të regjistrohen në platformë. Në momentin e blerjes së biletës do të kërkohen Emër/E-mail/Fjalëkalim të cilat duhet të jenë të sakta.
Pagesa bëhet online. Bileta është elektronike, por blerësi ka të drejtën që ta printojë. Për të dyja sfidat, bileta më e lirë nis nga 10.6 euro, ndërsa ajo më e shtrenjta në zonën VIP shkon në 120 Euro.
Këto dy takime miqësore kanë rëndësi të madhe për trajnerin Sylvinho përpara se të nisë grumbullimi për Europianin Gjermani 2024.
Ndeshjet e kuqezinjve, e po ashtu edhe të përballjeve të eventit më të rëndësishëm të kontinentit për kombëtare, do të transmetohen eksluzivisht në televizionin Klan.
Klan News