Lajme Arkiva 2004

Vënia e një afati për marrjen e masave teknike dhe parandaluese nga pikat e karburantit deri në vitin 2005 nuk do të thotë se pas këtij nuk do të kemi më bote gazi mbi sipërfaqe.

Bashkia e cila i jep dorën e fundit dhe  licencon pika të tilla karburanti e ka patur të vështirë se kur jepen ato apo pezullohet leja ndaj një subjekti që kërkon të ngrejë kudo një pikë të tillë.

Ajo që mësohet është se që nga viti 2000 bashkia ka dhënë leje për dy karburante një sipas tyre modern  në rrugën e Kavajës dhe një në kombinat, por shfajësohet ndaj  kontrolleve të cilën e ndërmerr inspektorati i naftës dhe i gazit.

Bashkia kujdeset për lejen e ndërtimit dhe arkitekturën e mirë. Vitet e fundit vërehen kërkesa më të pakta për pika të tilla mësohet brenda bashkisë. Pasi kjo e fundit kërkon ti largojë ato jashtë qytetit./tvklan.al