Lajme Arkiva 2003

Fundi i këtij muaji ka shënuar dhe pikun e kalimit të emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës. Kthimi i emigrantëve në vendin e punës në shtetin fqinj pas përfundimit të pushimeve ka shënuar dhe një fluks mjetesh në kufi. Ambasadori ynë në Greqi Bashkim Zeneli thotë se ky fluks është normal për këtë periudhë.

Bashkim Zeneli: Nuk ka asnjë problem të paktën deri pardje që unë kam ardhur nga Greqia. Kam ardhur me makinë, kam kaluar nga Kakavija. Edhe nga informacioni që kam nga Kapshtica nuk ka asnjë shqetësim kanë kaluar rregullisht 8-10 mijë vetë në ditë. Natyrisht fluksi është më i madh i kthimit tani sepse përgatit për fillimin e punës.

Zeneli shton se nga kontaktet që ka patur me përfaqësues të qeverisë greke garanton se emigrantët shqiptarë nuk do të përballën me pengesa nga doganierët grek si një vit më parë.

Bashkim Zeneli: Vala më e madhe ka kaluar në datën 23-24-25 sepse në 25 fillon normalisht edhe puna. Mund të ketë edhe gjatë kësaj fundjave, të shtunën e të dielën kalime, por pa ndonjë shqetësim./tvklan.al