Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Opozita është e gatshme të ulet në dialog me pozitën, sapo kjo e fundit të konkretizojë ftesën. Në lidhje me këtë dialog, kryetari i Bashkimit Liberal Teodor Laço shprehet:

Teodor Laço:- “Partitë e Aleancës për Shtetin, dje kanë konkluduar me një material të përbashkët, i cili duhet të dorëzohet tek partitë opozitare, për ta studiuar dhe pastaj të mblidhet. Ne po presim, që të vijë materiali dhe ftesa për tryezën”.

Ndërsa mbi konfliktin në Maqedoni grupimi Bashkimi për Demokraci, propozon disa pika me të cilat mund të arrihet dialogu mes palëve. Nuk duhet të hiqet emri shqiptar nga Kushtetuta dhe të lihet ai maqedonas, pasi të dy janë element shtetformues. Sipas Bashkimit për Demokraci Universiteti i Tetovës, duhet të jetë shtetëror dhe të barabartë me Universitetin e Maqedonisë. Për Bashkimin Demokrat, vetëm plotësimi i tyre do të sjellë paqe dhe qetësi në Maqedoni./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti