Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Grupimi Bashkimi për Demokraci, ka kërkuar sot krijimin e një qeverie teknike, e cila duhet të krijojë klimën e favorshme, për zgjedhje të pa manipulueshme. Kësaj herë kjo kërkesë mjaft e përsëritur në tre vitet e fundit, sipas liderëve të këtij grupimi vjen pas konstatimit se situata në vend po degradon dita ditës, si pasojë e trysnisë të egër të qeverisjes aktuale.
Opozita deklaruan ata, i përmbahet vërejtjes së saj se KQZ, duhet të rindërtohet dhe jo të arnohet. Bashkimi për Demokraci, në lidhje me ndarjen e re të zonave elektorale është i mendimit se ky veprim është demagogjik për të mbuluar me vello të zezë listat e shformuara të zgjedhësve shqiptarë, kur dihet se mungon regjistri kombëtar i tyre./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego